Një 86-vjeçare nga Peshtani i Cakranit në Fier është nisur në oret e para të mëngjesit të sotëm me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.
Mësohet se e moshuara ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Gruaja e moshuar është paraqitur në spitalin e Fierit ku i është marrë edhe tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv.
Mjekët i kanë marrë tampon, pasi e moshuara është paraqitur në spital me komplikacione shëndetësore dhe shenja të virusit.
Pas daljes së rezultatit, e moshuara është nisur drejt Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga familjarët, mësohet se e moshuara ka qenë për vizitë tek nipi i saj në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.