Skip to content
Të Gjitha

Niset me urgjencë drejt Tiranës, 86-vjeçarja nga Fieri rezultoi pozitive me Covid-19

· 1 min lexim

Një 86-vjeçare nga Peshtani i Cakranit në Fier është nisur në oret e para të mëngjesit të sotëm me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Mësohet se e moshuara ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Gruaja e moshuar është paraqitur në spitalin e Fierit ku i është marrë edhe tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv.

Mjekët i kanë marrë tampon, pasi e moshuara është paraqitur në spital me komplikacione shëndetësore dhe shenja të virusit.

Pas daljes së rezultatit, e moshuara është nisur drejt Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga familjarët, mësohet se e moshuara ka qenë për vizitë tek nipi i saj në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.