Mbrëmjen e sotme Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Këshillit Politik, ka folur për takimet që zhvilluan palët disa ditë më parë në rezidencën e Yuri Kim, takime që zgjatën 9 orë.
I ftuar në ‘Zonë e Lirë’ Gjiknuri, zbuloi detaje interesante që nuk kanë zbardhur më herët në media, siç është fakti se çfarë konsumuan ato 9 orë, në “shtëpinë” e Kim.
“Kishte lloje të ndryshme sanduiçësh, me ton, me sallam, me vezë, shumë të shijshëm dhe vetëm ujë, as birrë as verë. Nuk shërbente njeri birrë. Drekë darkë bashkë i hëngrëm. S’kishim vajtur për darkë atje ne. Për cimbizëm siç thonë shqiptarët. Ishte një njeri aty që përgatiste ushqim për stafin dhe përgatiti sanduiçë”, tha Gjiknuri.
Çani: Po 9 orë me sanduiçë, të paktën duhet të kishte diçka të hanit një drekë, unë s’po them që të futeshit me kokë me gjëra të rënda. Po kafe?
Gjiknuri: Po dhe kafe kishte sigurisht, kafe amerikane.
Çani: Po ëmbëlsira, kek?
Gjiknuri: Po sigurisht kishte dhe gjëra të ëmbla.
Curri: A mbeti gjë në tavolinë?
Gjiknuri: E kisha mendjen te Reforma Zgjedhore dhe jo çfarë mbeti në tavolinë.
Më tej, deputeti i PS ka folur edhe për akzuat që janë bërë në adresë të tij për falsifikimin tek Unaza e Re dhe për zgjedhjet lokale në Dibër.
Gjiknuri u shpreh se kur ngjitesh larg të godasin.
“Ka një parim, kur ngjitesh lart të godasin, kur je në pushtet të godasin. Por për sa i përket akuzave, Prokuroria i ka hetuar dhe ka thënë që janë akuza politike. Është hetuar dhe falsifikimi tek Unaza e Re dhe nuk gjetën asnjë lidhje me mua. Por akuza do ketë sa herë bën gjëra të mira do të godasin”, tha deputeti i PS.
Më tej i foli dhe për “çunat problematik” dhe përgjimet për zgjedhjet lokale të Dibrës, duke shtuar gjithçka që ka bërë Prokuroria ka qenë një paligjshmëri.