Skip to content
Të Gjitha

I tha të gjitha! Gjiknuri flet për Unazën e Re dhe “çunat problematikë”, ja me çfarë i gostiti Yuri Kim

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Këshillit Politik, ka folur për takimet që zhvilluan palët disa ditë më parë në rezidencën e Yuri Kim, takime që zgjatën 9 orë.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë’ Gjiknuri, zbuloi detaje interesante që nuk kanë zbardhur më herët në media, siç është fakti se çfarë konsumuan ato 9 orë, në “shtëpinë” e Kim.

“Kishte lloje të ndryshme sanduiçësh, me ton, me sallam, me vezë, shumë të shijshëm dhe vetëm ujë, as birrë as verë. Nuk shërbente njeri birrë. Drekë darkë bashkë i hëngrëm. S’kishim vajtur për darkë atje ne. Për cimbizëm siç thonë shqiptarët. Ishte një njeri aty që përgatiste ushqim për stafin dhe përgatiti sanduiçë”, tha Gjiknuri.

Çani: Po 9 orë me sanduiçë, të paktën duhet të kishte diçka të hanit një drekë, unë s’po them që të futeshit me kokë me gjëra të rënda. Po kafe?

Gjiknuri: Po dhe kafe kishte sigurisht, kafe amerikane.

Çani: Po ëmbëlsira, kek?

Gjiknuri: Po sigurisht kishte dhe gjëra të ëmbla.

Curri: A mbeti gjë në tavolinë?

Gjiknuri: E kisha mendjen te Reforma Zgjedhore dhe jo çfarë mbeti në tavolinë.  

 Më tej, deputeti i PS ka folur edhe për akzuat që janë bërë në adresë të tij për falsifikimin tek Unaza e Re dhe për zgjedhjet lokale në Dibër.

Gjiknuri u shpreh se kur ngjitesh larg të godasin.  

“Ka një parim, kur ngjitesh lart të godasin, kur je në pushtet të godasin. Por për sa i përket akuzave, Prokuroria i ka hetuar dhe ka thënë që janë akuza politike. Është hetuar dhe falsifikimi tek Unaza e Re dhe nuk gjetën asnjë lidhje me mua. Por akuza do ketë sa herë bën gjëra të mira do të godasin”, tha deputeti i PS.

Më tej i foli dhe për “çunat problematik” dhe përgjimet për zgjedhjet lokale të Dibrës, duke shtuar gjithçka që ka bërë Prokuroria ka qenë një paligjshmëri.

Por po të flasim për Dibrën është një përgjim i paligjshëm, që përgjuan gjysmën e shtetit. I ka përgjuar Prokuroria e Krimeve të Rënda, por nuk i takon. Por po të futesh e të përgjosh të gjitha shtabet politike këto gjëra ndodhin, ka dhë më shumë”.