Skip to content
Të Gjitha

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Gjirokastër, i infektuari ishte i shtruar në spital

· 1 min lexim

Numri i të prekurve me koronavirus është shtuar ndjeshëm ditët e fundit në Shqipëri.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 42 të infektuar brenda 24 orëvë, por mesa duket shifrat do të jenë të larta edhe ditën e sotme.

Së fundmi mësohet se në hartën e infektimit është futur edhe Gjirokastra.

Në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast me Covid-19.

Dyshohet se i infektuari ka qenë i shtruar në një spital.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 34 viktima nga Covid-19.

Kujtojmë se ditën e djeshme një paciente e shtruar në Spitalin Infektiv ndërroi jetë për shkak të insuficiencës multiorganore.

Por në një reagim zyrtar Ministria e Shëndetësisë pohoi se 81-vjeçarja nuk ka vdekur nga Covid-19, duke shpjeguar se e moshuara vuante dhe nga insuficienca multiorganore kronike të dekompensuar.