Të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë ditën e enjte, 11 janar, nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, do të duhet të marrin masa pasi do të kenë vonesa dhe anulime fluturimesh.
Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali do të mbajnë një grevë 4-orëshe, nga ora 13:00 deri në 17:00.
Gjithashtu, Autoriteti i Aviacionit Civil u bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e nesërme, që të kontaktojnë me agjencitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore për t’u njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.