Skip to content
Të Gjitha

“Luftë brrylash”, a janë lënë pas inatet me Ramën? Meta: Jam gjithmonë i disponueshëm kur bëhet fjalë për një çështje

· 2 min lexim

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Instagram foton e bërë ditën e sotme me presidentin Meta, me të cilin kanë “ndeshur” brrylat e njëri-tjetrit.

Këtë foto, kryeministri Rama e ka publikuar me mbishkrimin “luftë brrylash”.

Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët nëse i kishte lënë pas inatet me kryeministrin Edi Rama.

Dy krerët e shtetit u takuan ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

“Sot u mblodhëm për çështjet e integrimit evropian dhe për këtë çështje jam gjithmonë i disponueshëm për çdo ftesë apo angazhim që Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Sot nuk jemi në situatë pozitive dhe qytetarët e kanë humbur besimin në seriozitetin e plotësimit të standardeve evropiane”, tha Meta.

Ndërsa në lidhje me mbledhjen, pas përfundimit të saj u shpreh:

“Mendoj që mbledhja e sotme ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet t’i përmbushim, theksoj edhe një herë se metodologjia e re e zgjerimit, siç ofron avantazhe për të gjithë vendet që u qëndrojnë detyrimeve, mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për reformën jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka, por si një hap i mjaftueshëm për të ecur në rrugën e dakordësimit për të realizuar zgjedhje të reja, siç e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim”.

 

View this post on Instagram

 

Luftë brrylash

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on