Një video po qarkullon masivisht në rrjetet sociale në të cilën personazhi kryesor është kreu i Kontrollit të Shtetit, Bujar Leskaj.
Ky i fundit ndodhet në një lokal së bashku me disa miq të tij, derisa në një moment kanë “ardhur në qejf” dhe kanë vendosur të “ndeshen” me njëri-tjetrin, për ta parë se kush është më i fuqishëm.
Leskaj mesa duket e ka marrë seriozisht garën dhe ka hequr këmishën duke ndenjur vetëm me kanotjere, ndërsa Sali Shehu, ish-deputet i PD bën rolin e arbitrit në duel.
Leskaj ka qenë në efektin e alkoolit, të cilin nuk e mbajnë dot këmbët, për disa orë e ka harruar edhe postin e rëndësishëm që ai mban.
“3 minuta ëëë. Mbaroi raundi i parë,”-dëgjohet në një moment që i thotë ish-deputeti Shehu, teksa Leskaj është shumë i përfshirë në garë dhe nuk tërhiqet asnjëherë kur e sheh veten “të mundur”.
Aktualisht Leskaj qëndron ende në detyrë përtej mandatit, ndërsa presidenti Ilir Meta i ka propozuar Kuvendin emrin e zëvëndësit të tij, Arben Shehu.
Nuk dihet kur është xhiruar kjo video, ehe pse për herë të parë është publikuar mbrëmjen e djeshme.
View this post on Instagram
‘Tapë’ me alkool Bujar Leskaj bën mundje në lokal, ish-deputeti: Mbaroi raundi i parë!