Dita e sotme padyshim mund të quhet dita e dëborës, pasi në të gjithë vendin që prej mesnatës janë nisur rreshjet, duke sjellë sigurisht edhe problem dhe vështirësi tek qytetarët.
Shumë zona janë tashmë të bllokuara dhe pa pasur mundësi komunikimi, ndërsa rruga kombëtare drejt Gjirokastrës është e pakalueshme.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për sonte dhe ditën e nesërme.
Sipas këtij institucioni sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare, ndërsa pritet të jenë intensive në disa qarqe.
Ato do të jenë në formë dëbore do jenë në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).