Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç ku një person është plagosur me armë zjarri, raporton BalkanWeb.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i vetëplagosuri është 26-vjeçari me iniciale A.M, banues në Laç.
I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, teksa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, teksa pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.