Skip to content
Të Gjitha

Ngjarje e rëndë në Laç, vetëplagoset me armë zjarri një 26 vjeçar

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç ku një person është plagosur me armë zjarri, raporton BalkanWeb.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i vetëplagosuri është 26-vjeçari me iniciale A.M, banues në Laç.

I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, teksa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, teksa pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.