Skip to content
Bota

Italia nis qershorin me lajme të mira: Në 9 rajone nuk u shënua asnjë rast me Covid-19

· 1 min lexim

Numri i viktimave nga Covid-19 ka pësuar një reduktim të dukshëm ditët e fundit.

Në ditën e dytë të këtij muaji, 9 rajone italiane nuk kanë regjistruar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 55 viktima e 318 raste te reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 33,530 dhe numrin e të infektuarve në 233,515.

Rastet aktive me Covid 19 në Itali janë 39,893  pasi numri  i përgjithshëm i të shëruarve është 160,092, 1737 e të cilëve janë shëruar sot.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 12 viktima e 187 raste pozitive.

Në strukturat spitalore numri i pacientëve është ulur në 5,916 e 408 janë të shtruar në repartet e terapisë intesive.

Numri i tamponeve të kryera deri më sot në Itali është gati 4 milionë.