Skip to content
Të Gjitha

Futbollisti shqiptar humbi betejën me sëmundjen e rëndë, përlot i ati: Asnjëherë nuk tha, “o ba të lutem më shpëto”!

· 2 min lexim

Të premten e kaluar u nda nga jeta në mënyrë të parakoshme futbollisti 18-vjeçar, Dorian Tahirllari.

Ai vuante prej tumorit malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.

Dorjani zbuloi sëmundjen e rëndë para një viti dhe kreu 5 operacione për të larguar masën tumorale.

Familja e tij bëri shpesh apel për ndihmë në media për të mundësuar të ardhurat e nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Për këtë ngjarje të trishtë, foli edhe i ati tij, Florenti i cili tha se i biri asnjëherë nuk kishte folur për vdekjen apo të kishte shfaqur frikë ndaj saj.

Florenti rrëfen se në momentet e fundit i biri i kishte kërkuar që të shkonte në shtëpi dhe ende nuk i besohej se kishte vdekur.

Në një lidhje për “Shqipëria Live”, mes lotësh ai u shpreh:

Doriani ishte një djalë i fortë. Asnjëherë nuk tha, ‘o ba të lutem më shpëto’, jo.

Nuk tha kam frikë nga vdekja. I kam bërë një vizitë në Turqi.

As mamasë nuk është se i ka lënë ndonjë shenjë. Kërkoi kur ishte në spital, ishte lufta e fundit, ishin minutat e fundit.

Ai e kishte kuptuar shumë mirë. Më lutej që ta sillja në shtëpi.

Më tha më ka marrë malli për gjyshen, gjyshin, për shokët. Ende nuk e besoj që ai ka vdekur.