Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin disa ditë më parë.
65-vjeçari, Abaz Doka abuzoi për tre vjet me një të mitur e cila në momentin kur ka bërë denoncimin në Polici është në moshën 15-vjeçare.
Ditën e sotme, Abaz Doka dhe një prej të rinjve që bashkëpunoi për të abuzuar të miturën, janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës.
Ashtu si Doka edhe i riu bashkëpunëtor në krim, qëndrojnë kokëulur në bankën e të akuzuarve për abuzimin seksual me 15- vjeçaren e cila jetonte në Babrru.
65-vjeçari Abas Doka abuzonte me të miturën që kur ishte roje shkolle aty ku studionte dhe vajza, më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.
Prej kohësh e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa disa ditë më parë vendosi të bëjë kallëzim.
Policia reagoi duke shoqëruar Abas Dokun, por duke zbuluar edhe 3 të rinjtë bashkëpuntorë.
Për një kohë të gjatë Abaz Doka shkruante në mure emrin e vajzës me epitete ofenduese.
Nisur nga këto gjëra, vajza ka rënë pre e shantazheve dhe u dorëzua duke kryer marrëdhënie seksuale me të.
Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.