Skip to content
Të Gjitha

“Do ishte komplet e kotë”, Rama: Nuk do tamponojmë gjithë dynjanë, s’do ketë as karantinim

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka inspektuar nga afër ambientet e ish- kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital Covid-3.

Gjithashtu kryeministri ka zhvilluar edhe një konferencë me gazetarët.

Në këtë konferencë Rama ka folur edhe për hapjen e kufijve detarë dhe ajrorë.

Përsa i përket personave që hyjnë në Shqipëri, Rama u shpreh se nuk do të ketë as procedurë karantinimi dhe as kryerje të tamponit.

Këtë procedurë, kryeministri Rama e ka cilësuar të kotë fare, pasi do të ishte edhe e pamundur.

Sipas tij, nuk mund t’i mbajmë njerëzit të mbyllur dhe të tamponojmë gjithë dynjanë.

“Ne s’do bëjmë as tampona as detyrime për karantinim të atyre që hyjnë, është e kotë, komplet e kotë.

Kemi parë edhe se si Greqia ka relaksuar planin sepse është e pamundur.

Ti hapesh kur do turizëm dhe pastaj ca do bësh, do i mbash njerëzit mbyllur e do tamponosh gjithë dynjanë?

Se ti do e bësh testin, por e kemi thënë, ai është në fazën e intubimit, testi nuk e kap”, u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e sotme.