Përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru nga roja e shkollës ka marrë reagime nga shumë njerëz që janë të njohur në median shqiptare.
Shumë persona kanë komentuar edhe papërgjegjshmërinë e institucioneve përkatëse apo edhe papërgjgjshmërinë e Ministres së Arsimit, Besa Shahinit.
Kjo e fundit është ironizuar nga gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, gazetarja shprehet për Shahinin se në video-mesazhin që dha për nxënësit dje dukej si “yll”.
Gazetarja shkruan:
Mirëmëngjes Ministre e Arsimit. Je zgjuar apo po fle o yll? Shkëlqeje dje, yll …yll..yll..yll të them. Ku i kreh floket mi?
Ky reagim i gazetares ka ardhur, pas deklaratës së çuditshme të Shahinit ku tha se janë nxënësit ata që duhet të denoncojnë dhunimet që ndodhin në shkolla.
Me këtë fjali duket se ministrja hoqi disi përgjegjësitë e veta nga ngjarja e turpshme.