Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Mat.
Një 25-vjeçare ka rënë nga ura, teksa ishte duke hedhur plehrat.
Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kumia e Tullave”, në fshatin Mallunxë.
E reja është dërguar menjëherë drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar, ku ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Mësohet se 25-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht nga ura, por ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen.
Së fundmi është bërë publike edhe një pamje e momentit kur banorët e zonës nxjerrin 25-vjeçaren nga vendi ku u rrëzua.