Ra nga ura teksa po hidhte plehrat, dalin pamjet kur banorët nxjerrin 25-vjeçaren

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Mat.

Një 25-vjeçare ka rënë nga ura, teksa ishte duke hedhur plehrat.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kumia e Tullave”, në fshatin Mallunxë.

E reja është dërguar menjëherë drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar, ku ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Mësohet se 25-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht nga ura, por ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen.

Së fundmi është bërë publike edhe një pamje e momentit kur banorët e zonës nxjerrin 25-vjeçaren nga vendi ku u rrëzua.

Shpërndaje
Share.

Komento