Skip to content
Të Gjitha

Ndërron jetë pacienti me koronavirus në Spitalin Infektiv

· 1 min lexim

Një tjetër pacient me Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në QSUT.

Mësohet se viktima është një burrë, i cili vuante edhe nga sëmundja e cerozës në mëlçi.

Pacienti ka qenë i shtruar në repartin e sëmundjeve Interne në këtë spital dhe ishte bartës asimptomatik i koronavirusit.

Kujtojmë se ky është pacienti i tretë në pak ditë që është bartës i koronavirusit, po raportohet që ka ndërruar jetë nga sëmundje të tjera.