Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Një 20-vjeçar sirian, u gjet i pajetë në anë të rrugës, tek ish-hotel Vollga.
Dyshohet se i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë nga kati i tretë.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit sirian nuk ka shenja dhune, por mësohet se trupit po i kryhet edhe një ekspertizë mjeko-ligjore për të mësuar edhe shkaqet e vërteta të ngjarjes.
Kujtojmë se një grup sirianësh janë bllokuar në Durrës për shkak të karantinës dhe si synim kanë largimin nëpërmjet Malit të Zi drejt Gjermanisë.