Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, raporton JOQ Albania.
Në aksident janë përfshirë disa makina, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda, teksa nuk dihet se sa persona janë lënduar.
Në mesazhin e publikuar nga JOQ Albania, thuhet se ambulanca nuk ka mbërritur ende, ndërsa nuk dihet ende shkaqet e aksidentit.
Mesazhi i plotë:
Aksident i rende ne unaze te durresit. Sapo ndodhi. Ambulanca akoma ska ardh. Njerzit qajn edhe kerkojn per ambulancen. Shum makina te perfshira. Se dim fare po kishte shum makina te prishme. Edhe shum njerz tu qajt. Ngjohet edhe ne video.