Skip to content
Të Gjitha

Vrasja makabër në fshatin Kuç, 65-vjeçari u gjet me 7 plumba në kraharor dhe i kafshuar nga kafshë të egra

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e 65-vjeçarit Ylli Luçaj.

Viktima punonte roje i rrugës së re në fshatin Kuç.

Sipas “Balkanweb”, roja është qëlluar 7 herë në kraharor, ndërsa në vendngjarje kishte 14 gëzhoja.

Hetimet thonë se vendi ku u vra nuk ishte shumë larg vendit ku punonte.

65-vjeçari Luçaj u gjet i pajetë në pyll nga i biri i tij, 24 orë pasi ai ishte zhdukur.

Mësohet se Luçaj kishte edhe shenja plagësh në trup prej kafshëve të egra në pyll.

Si pistë hetimi kryesore e policisë është edhe ajo e kultivimit të kanabisit për shkak se ai u gjet i vdekur në një zonë pyjore.