Skip to content
Të Gjitha

E moshuara me Covid-19 ndërron jetë në Spitalin Infektiv, Ministria e Shëndetësisë nuk bën publike ngjarjen

· 1 min lexim

Një tjetër pacient i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.

Mësohet se viktima është një e moshuar, e cila ka ndërruar jetë pasditen e djeshme.

Ka qenë gazetari Erion Skëndaj i cili ka raportuar ngjarjen, por kjo ngjarje nuk është bërë publike ende nga Ministria e Shëndetësisë dhe nuk dihen arsyet pse.

Ditën e sotme, ashtu si edhe çdo ditë tjetër në orën 11:00, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për numrin e rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ditën e sotme u raportuan për 6 raste të reja, ndërkohë që 4 raste ishin në Tiranë, 1 në Durrës e një në Mat.

Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në Spitalin Infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.