Skip to content
Të Gjitha

Roja e shkollës përdhunoi 15-vjeçaren, flet djali i Abaz Dokës: Jemi konfrontuar fizikisht, drejtësia ta dënojë!

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin dy ditë më parë.

65-vjeçari, Abaz Doka abuzoi për tre vjet me një të mitur e cila në momentin kur ka bërë denoncimin në Polici është në moshën 15-vjeçare.

Abaz Doka, 65 vjeç përdhunoi një 15-vjeçare dhe videon e aktit intim e kishte shpërndarë me tre të rinj, të cilët e shantazhonin vazhdimisht atë të kryente marrëdhënie seksuale edhe me ta.

Për një kohë të gjatë, ai shkruante në mure emrin e saj me epitete ofenduese.

Nisur nga këto gjëra, vajza ka rënë pre e shantazheve dhe u dorëzua duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe djali i të moshuarit. Për “News24”,  ai shprehet se e dënon aktin e rëndë dhe se për këtë ngajrje është konfliktuar disa herë më babain.

Djali shton po ashtu se i ka kërkuar ai drejtorit të shkollës ta pushonte nga puna.

Rrëfimi i djalit:

E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur.

Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme.

Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë cështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti.

Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at.