Skip to content
Të Gjitha

Covid-19 ‘bën namin’! 12 të infektuar në Tiranë gjatë orëve të fundit

· 1 min lexim

Numri i rasteve të reja me Covid-19 vijon të thellohet ndjeshëm, teksa pritet përditësimi i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Së fundmi, 12 raste të reja  janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Tiranë dhe mes të infektuarve ka mjekë dhe infermierë të QSUT-së, raporton Dosja.al.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të infektuarve dhe as kontaktet që kanë patur.

Më herët u raportua për 3 raste të reja, 2 në Mat dhe 1 në Librazhd.

Rastet në qytetin e Matit janë nga e njëjta familje që rezultoi pozitive një ditë më parë, kurse në Librazhd është shënuar rasti i parë nga fillimi i epidemisë.

Deri më tani janë prekur 1099 persona në të gjithë vendin dhe janë shënuar 33 viktima, teksa betejën me Covid-19 e kanë fituar 851 qytetarët.

Dje rezultuan të infektuar 23 persona, teksa harta u zgjerua me 12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje.

Sakaq, 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.