Më herët ditën e sotme u raportua se, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, pas një sherri në burgun “313”, izoloi për tre muaj, pesë anëtarët e grupit Avdylaj, që në datën 23 u përplasën me policinë.
Shkak për këtë kërkesë është bërë një sherri të ndodhur në ambientet e paraburgimit me punonjësit e policisë, ku i kanë kërcënuar këta të fundit.
Mirëpo, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të anulojë vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe vendimi është marrë ditën e sotme, gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, ku u vëzhguan edhe filmimet e marra nga burgu, teksa për një orë e 30 minuta shihej përplasja mes të dënuarve dhe efektivëve.
Në fund të seancës, u vendos se bazuar në pamjet filmike, anëtarët e grupit të Avdylajve, nuk janë përplasur me efektivët.
Personat në fjalë u përplasën me Policinë për shkak të një celulari që u gjet në qeli.