Skip to content
Të Gjitha

“Po laja rrobat kur dëgjova zhurmët e flakës!” Dogji shtëpinë e dhunoi gruan, si gënjeu para mediave

· 2 min lexim

Një 51-vjeçar, i identifikuar si Aljosha Simaku është vënë në pranga nga Policia e Fierit pasi akuzohet të ketë dhunuar bashkëshorten e tij dhe i ka djegur shtëpinë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se Simaku ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, gruas së identifikuar si Gj.Simaku, 44 vjeçe dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Libofshë, pas një konflikti të ndodhur mes çiftit.

Por dje teksa mediat vendase kishin shkuar në banesën e fierakut për ‘t’i qarë hallin’ që i ishte djegur shtëpia, ai kishte deklaruar se shkak ishte bërë një shkëndijë elektrike dhe kërkonte ndihmë.

Me sa duket pas hetimeve ka rezultuar ai përgjegjësi i zjarrvënies që e la familjen të pastrehë.

Njoftimi i policisë:

Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
S., 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rreth Libofshë, i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Gj.S., 44 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dhunë në familje”.