Duket se pas rasteve në Tiranë pandemia është rikthyer në të tjera qytete ndërsa për herë të parë është shënuar edhe një rast në qytetin e Sarandës.
Edhe në Mat është rikthyer koronavirusi, pasi sot janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj.
Mësohet se të infektuarit janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.
Ditën e djeshme janë marrë 10 tamponë për analiza, nga të cilat 6 kanë rezultuar pozitivë.
Mësohet gjithashtu se të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe janë izoluar pasi kanë marrë edhe udhëzime nga personeli mjekësor.
Kujtojmë se sot ka patur raste të reja në Lushnje dhe po ashtu është regjistruar edhe rasti i parë në qytetin e Sarandës.