Skip to content
Të Gjitha

Edhe pak ka mbetur nga hapja totale, por ky është skenari që mund të na kthejë pas!

· 2 min lexim

Ndonëse situata e Covid-19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme dhe qeveria ka lajmëruar hapjen e plotë të vendit, mundësia për të shkuar pas ende ekziston.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, tha se sipas një skenari, një rritje e caktuar e rasteve do të çonte në stopim të hapjes së vendit.

Ministrja tha se ajo çfarë përcakton hapjen, lidhet me rastet pozitive ditore, rastet e të shtruarve apo dhe rastet në terapi intensive dhe me 80 të shtruar në spital, hapja stopon.

Fevziu: Kemi të shtruar të rritur?

Manastirliu: Kemi 21 pacientë. Është një numër i qëndrueshmëm dhe që nuk ka ndryshuar, në terapi intensive nuk kemi ansjë të intubuar.

Fevziu: Në çfarë skenari mund të ktheheshim në mbyllje?

Manastirliu: Nëse do të kishim dyfishim apo trefishim të rateve të reja, karahasuar  me para 2 javësh. Nëse do të kishim rritje të të shtruarve duke shkuar tek 80 të shtruar dhe nëse do të kishim të intubuar 15 – 20 raste, atëherë ne stopojmë. Nuk bëjmë hapa të tjerë. Nëse kjo na rritet do të bëjmë hapa pas.

Sakaq, lidhur me shqetësimet e operatorëve turistikë për mosmiratimin e protokolleve ministrja tha se protokollet e sigurisë dhe kushteve higjieno- sanitare në plazhe janë gati dhe gjatë ditës së nesërme do të bëhen publike.