Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku një fëmijë 10-vjeçar raportohet se ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 10-vjeçari ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në oborrin e shkollës, kur një nga portat e fushës së futbollit e ka zënë sipër.
I mituri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Krumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe shkaqet që çuan në vdekjen e të miturit.