Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka postuar një status në Facebook, ku ka prezantuar hyrjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, e cila ndodhet në një hapësirë të vetme të përbashkët.
Cakaj, thekson se vazhdimi i këtij projekti është një punë skajshmërisht e rëndësishme, një shfrytëzim më ekonomik i burimeve logjistike dhe me një domethënie të veçantë për marrëdhënien politike mes dy vendeve.
Sipas tij, ky është një prej veprimeve më domethënëse që është ndërmarrë deri më sot, për të jetësuar marrëveshjet e përbashkëta, në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar.
Statusi i plotë
Ja një gjë shumë e bukur e domethënëse 😊…
Kjo perlë është hyrja e ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, në një hapësirë të vetme 🇦🇱🇽🇰!
Ky është një prej veprimeve më domethënëse që kemi ndërmarrë deri më sot, për të jetësuar marrëveshjet e përbashkëta, në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar: e, mes tjerash, kjo përfshin edhe ndarjen e hapësirave në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike sipas mundësive objektive.
Vazhdimi i këtij projekti është një punë skajshmërisht e rëndësishme, një shfrytëzim më ekonomik i burimeve logjistike dhe me një domethënie të veçantë për marrëdhënien tonë politike!
https://www.facebook.com/2297677960501832/posts/2629779480625010/