Ditën e sotme është ulur sërish numri i viktimave nga Covid-19 përtej Adriatikut, ku janë regjistruar 70 viktima dhe 593 raste pozitive.
Kështu, tashmë numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 33,142 kurse i të infektuarve në 231,732.
Megjithatë, raste aktive me koronavirus në Itali janë aktualisht 47, 986, nga të cilët po kurohen në strukturat spitalore 7,379 pacientë e në repartet e terapisë intensive janë 489.
Deri tani janë shëruar 150, 604 pacientë, 3,503 e të cilëve në 24 orët e fundit.
Në rajonin e Lombardisë sot janë shënuar 20 viktima e 382 raste pozitive, ndërsa rajonet Umbira, Sardegna, Calabria, Basilicata në 24 orët e fundi nuk kanë shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.