Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murriz, ka denoncuar te Autoritetit i Mediave Audiovizive dhe kërkon që të marren masa ndaj gazetarit Blendi Fevziu.
Përmes një letre dërguar AMA-s Murrizi shkruan se Fevziu në emisionin e të hënës, përballë presidentit Ilir Meta, është shprehur me një fjalor denigrues ndaj deputetëve të opozitës së re, duke i quajtur ata “karagjozë”.
Më tej, Murrizi përmend edhe citimin e gazetarit, i cili shprehet i ashpër më deputetet e opozitës së re dhe i quan ata pa nivel dhe mizerabël.
“Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar”, u shpreh Fevziu.
Deklaratë në 01:04:25
LETRA E PLOTË E MURRIZIT
Shqetësimi që më duhet të përcjell tek Ju, merr shkas nga ajo që ka ndodhur ditën e Hënë, datë 25 Maj, gjatë transmetimit të një bisede të zhvilluar në studion e emisionit Opinion, programacion i Klan TV në cilësinë e Ofertuesit të Shërbimit Mediatik Auidioviziv. Gjatë bisedës mund të verifikohen lehtësisht shprehjet e përdorura nga moderatori i emisionit zoti Blendi Fevzi (ose Fevziu) (minuta 01:04:25).
Blendi Fevziu: Një nga mesazhet që mua më vjen i përsëritur në forma të ndryshme, por që thelbi mbetet i njëjtë që prej thuajse një viti zoti Meta, është ai që lidhet me të futurit e rinj në parlament. Për shumicën e shqiptarëve ata janë një shpërdorim i parave publike, janë karagjozë, me një nivel mizerabël kulturor, shumë nën nivelin e përgjithshëm të shqiptarëve, gjysma e atyre janë njerëz që kanë treguar cënime të mëdha morale në raport me forcat politike që i kanë kandiduar. Pyetja ime është kjo: A kanë përgjegjësi këta liderë politikë që e mbushin Parlamentin me karagjozë të këtij niveli? Siç dallohet lehtësisht, Zoti Fevzi, duke u fshehur pas zërit të popullit të mbërritur tek ai në forma të ndryshme e të paqarta për gjithë të tjerët që nuk janë populli i Fevziut, haptazi, rregullisht dhe dhunshëm përdor jo një, por një listë të gjatë me togfjalësha denigrues për njerëz të cilët qëllimisht i grupon në një kategori pa cituar as edhe një emër të vetëm. Kjo mënyrë të bëri “emision” është tipike e personazhit, shprehjet e përdorura prej të cilit fatkeqësisht më duhet ti zbardhja për t’ua referuar si më sipër.