Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në Facebook se kësti i kredive do të shtyhet edhe me tre muaj për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur nga situata e koronavirusit që preku vendin tonë.
Rama informon se ka firmosur marrëveshjen së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.
Për biznesin, kreu i qeverisë thekson se Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.
“🟢 LAJM I MIRË BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020 DHE GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI🤝“, shkruan Rama.
Shtyrja e parë e kredive, pra riskedulimi u bë për muajt mars, prill dhe maj, ndërsa tashmë edhe për tre muaj të tjerë, qershor, korrik dhe gusht.