Skip to content
Të Gjitha

Me flokët formë kapelon dhe baluket e ndara në mes, deputeti bie në sy me “look-un” e ri

· 1 min lexim

Ditën e sotme, në seancën plenare nuk kanë munguar debatet, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë look-u i një deputeti.

Bëhet fjalë për deputetin Selami Janishehri, i cili nuk është shumë i njohur nga shqiptarët.

Ai është kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë dhe deputeti i PD në qarkun e Shkodrës.

Teksa ka mbajtur fjalën e tij në foltore, të gjithë vëmendjen e ka marrë pamja e tij, pasi është një nga deputetët më të vjetër në Parlamentin Shqiptar.

Në momentin e marrjes së mandatit rreth një vit më parë, Jenisheri u shfaq në publik, me flokët e thinjura dhe pak më tradicional.

E ndërsa sot u shfaq me flokët në formë kapelon dhe të ndara më një vijë në mes.