Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme raportoi për 23 raste të reja të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.
Gjithashtu u mësua se 12 persona të infektuar ishin pjesë e stafit mjekësor, ku u raportua se burimi i infeksionit ishte bërë një infermiere e shtruar në spitalin Covid ,1 tre ditë më parë.
Infeksioni brenda këtij shërbimi është shtrirë edhe tek 14 pacientë të shtruar me patologji të rënda.
Sipas “News24”, pavarësisht infektimt në masë, shërbimi i mjekësisë interene nuk është mbyllur por vijon punën me staf të reduktuar që pas tamponit kanë rezultuar negativ.
Pacientët vazhdojnë të marrin trajtim në shërbimin e kthyer në vatër infeksioni.
Midis tyre është edhe një i sëmurë rëndë me Covid 19 që për arsye të cilat nuk bëhen me dije nuk është transferuar në spitalin infektiv duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Po si u përhap kaq shpejt dhe kaq masivisht virusi vrasës në një nga shërbimet kryesore të spitalit më të madh në vend, një skenar që ngjan shumë me infektimin masiv në fund të muajit mars që preku gjerësisht stafin mjekësor dhe infermieror në spitalin “Shefqet Ndroqi” një javë para se ky spital të kthehej në Covid 2.
Sipas “News 24”, mjekësia interne hedh dyshime të forta se shkaku kryesor i përhapjes së virusit është mungesa e mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor dhe infermieror të këtij shërbimi si dhe ngarkesa e lartë virale që mund të ketë patur infermierja që konsiderohet si burimi i infeksionit viral.