Skip to content
Të Gjitha

Nuk e keni parë kurrë të buzëqeshur, Ruçi e pret me dorë në zemër ambasadoren Yuri Kim

· 1 min lexim

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me liderët e politikës shqiptare në lidhje me Reformën Zgejdhore.

Ditën e sotme Kim është takuar në Kryesinë e Kuvendit me Gramoz Ruçin e më pas me kreun e Komisioneve të Ligjeve Ulsi Manjën.

Edhe pse Kim është larguar me “furi” nga takimi duke mos dhënë detaje, ka qenë vetë Kuvendi i cili nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare ka bërë me dije pikat në të cilat ka diskutuar Ruçi dhe ambasadorja.

Para se të niste mbledhja, Ruçi e ka pritur ambasadoren Kim me dorën të vendosur në zemër, duke treguar kështu shenjë të respektit maksimal.

Gjithashtu kreu i Parlamentit i ka buzëqeshur ambasadores, edhe pse Ruçi njihet për natyrën e tij të ftohtë dhe për faktin që nuk është parë ndonjëherë duke qeshur në seancat plenare.