Skip to content
Të Gjitha

Takime në Fushë-Krujë, Basha: Ramavirusi po i çon drejt falimentimit fasoneritë dhe gjithë shqiptarët

· 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike ditën e sotme është ndalur në  Fushë-Krujë, ku ka biseduar me pronarët dhe punonjësit e fasonerive dhe për dëmin që i shkaktoi pandemia këtij sektori.

Basha shprehet se qyetarët po zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri, pasi qeveria nuk i ka dhënë asnjë ndihmë këtij sektori, duke rritur kështu papunësinë por edhe numrin e bizneseve që po falimentojnë.

Po ashtu Basha shtoi se Rama nuk ka respekt për punën dhe as për ndershmërinë, pasi ai nuk ka hallin e shqiptarëve por të oligarkëve.

Statusi i Lulzim Bashës:

Qytetarët po zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri. Edi Rama nuk ka respekt për punën dhe as për ndershmërinë sepse ai nuk ka hallin e shqiptarëve por të oligarkëve.

RAMAVIRUSI ka prekur rëndë biznesin fason në Shqipëri.

Punonjësit dhe pronarët e disa fasonerive në Fushë-Krujë ndanë shqetësimin dhe ngritën alarmin që lënia pa ndihmë e këtij sektori përveç rritjes së ndjeshme të papunësisë si pasojë e uljes së kërkesës së tregut për produkte, po e çon drejt falimentimit këtë sektor kaq jetik për shumë familje të kësaj zone.