Skip to content
Të Gjitha

Një mundësi më shumë emigrimi, një tjetër shtet njeh sot patentat shqiptare

· 2 min lexim

Një nga problemet më të mëdha që kanë emigrantët shqiptarë, por jo vetëm, janë njohja e patentave në shtete të ndryshme të Europës.

Ndërsa sot raportohet se një tjetër shtet ka njohur lejet e drejtimit shqiptare, duke iu dhënë një mundësi më shumë shoferëve po pse jo edhe një mundësi më shumë emigrimi për shqiptarët.

Bëhet fjalë për shtetin turk, i cili ka vendosur të njohë lejet e drejtimit të Shqipërisë pas një marrëveshje të arritur mes dy shteteve e cila është publikuar në fletoren zyrtare.

VENDIM PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË DHE SHKËMBIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.