Skip to content
Të Gjitha

13 të infektuar me koronavirus në QSUT, 7 prej tyre mjekë e infermierë

· 1 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shtuan 21 raste të infektuar nga koronavirusi.

Nga 21 persona, 13 prej tyre u mësua se ishin personel mjekësor.

Së fundmi raportohet se 7 prej të infektuarve janë pjesë e personelit shëndetësor, ndërsa 6 të tjerët janë pacientë.

Sipas “Abc Neës”, janë kryer gjithsej 22 tamponë në QSUT pasi një infermiere rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Në radhët e personelit shëndetësor mësohet se janë konfirmuar pozitivë 2 mjekë dhe 5 infermierë.

Nga personat e infektuar pozitivë ditën e sotme, 9 janë pa simptoma të vetë-izoluar në shtëpi, ndërsa 4 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në QSUT.