Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Një peshkatar është gjetur i pajetë pranë liqenit, në zonën e quajtur bregu i Ranës.
Trupi i peshkatarit u gjet nga disa kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë.
Mësohet se viktima është 67-vjeçari Sulejman Sylja.
Ai kishte dalë për të peshkuar por nuk ishte kthyer në banesën e tij.
67-vjeçari ishte shpallur i humbur një ditë më parë nga familjarët.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për ngjarjen.