Për më shumë se dy muaj pjesa më e madhe e bizneseve e mbyllën aktivitetin e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Call-Centerat dhe fasoneritë kanë qenë kryesisht vatrat e shpërthimit të rasteve të reja me Coronavirus.
Por këto biznese, ku punonjësit janë të shumtë në numër dhe që punojnë ngjitur njëri-tjetrit u mbyllën vetëm për pak ditë gjatë periudhës së pandemisë duke thyer hapur edhe urdhrin e kryeministrit Rama.
E sot, ku shpresat për uljen e numrit e të infektuarve ishin të mëdha, shpërtheu një tjetër vatër me 25 të infektuar.
Sipas Inspektoriatit të Punës, ishin kryer verifikimet e nevojshme në këto biznese, përsa i përket mbajtjes së distancës dhe pajisjen e punonjësve me maska e doreza, por sa për të mirëqenë ta marrim kur sot kurba e të infektuarve kërceu për lart.
Sipas gazetës “Tema” bëhet fjalë për call center-in “CTA Groups” i ndodhur në ish-Uzinën Tirana në zonën e Laprakës.
Call centeri në fjalë, ka operuar i pashqetësuar gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjëncës.
Kjo vatër e re e cila përbën thuajse 70% të rasteve të reja me Koronavirus gjatë dy ditëve të fundit.
Ditën e sotme janë shtuar 25 raste të reja me koronavirus, e ndërsa një person humbi jetën në orët e para të mëngjesit, duke e çuar numrin e viktimave në 33.