Skip to content
Të Gjitha

U akuzua për fshehje të pasurisë, konfirmohet në detyrë komandati i Gardës

· 1 min lexim

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë ditën e sotme komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

Sako iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut, prej ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Sipas seancës së mëparshmë dëgjimore, të zhvilluar në 5 shkurt, u tha se Sako kishte probleme me pasurinë.

Në këtë seancë u tha se kishte bërë deklarime të rreme dhe se kishte fshehur të ardhurat.

4 ditë më parë u kofirmua në detyrë kreu i Forcave Lëvizëse Operacionale në Policinë e Shtetit,  Sokol Bizhga.

Fillimisht u deklarua se ai kishte probleme me pasurinë dhe gradën, por KJV mori vendimin që kreu i FLO-së, Sokol Bizhga të konfirmohet në detyrë.