Pasditen e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dale të ecë në kryeqytet, pasi është parë i rrethuar nga të paktën katër truproja.
Lleshaj është fotografuar dhe siç shihet në imazhet e publikuara nga Faxweb, ndodhet pranë pedonales.
Nuk kuptohet mirë se cili është destinacioni i ministrit, por vetëm pak metra larg tij ndodhet sheshi i Teatrit Kombëtar, që u shemb një javë më parë.
Ndoshta ministri ka dashur të inspektojë nga afër zonën e nxehtë ose ndoshta ka dalë për shëtitje.
Nuk dihet ende me saktësi destinacioni i Lleshajt, por shpresojmë ta marrim vesh në të ardhmen.