Skip to content
Të Gjitha

Tragjike në Berat! Nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës në kasollen e bagëtive

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Urën Vajgurore.

Mësohet se një 51-vjeçare nga fshati Skrevan i ka dhënë fund jetës.

Gruaja është gjetur e vetëvarur në kasollen e bagëtive nga bashkëshorti i vet.

51-vjeçarja ishte nënë e katër fëmijëve.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë viktimën të ndërrmarë këtë akt të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet e plota për ngjarjen.