Deklarata e një 34-vjeçareje shqiptare që jeton në Greqi ka bërë bujë më 11 maj, pasi ka akuzuar grekun Dimitris Aspiotis se e ka mbajtur të mbyllur për dy ditë në një kasolle dhe ka abuzuar seksualisht.
Ajo nuk ishte kthyer në shtëpi prej orësh dhe bashkëshorti i saj u drejtua në Polici, ku tregoi se një ditë më parë, të dy kishin takuar rastësisht në rrugë Dimitris Aspiotis.
Pasi Policia kontrolloi gjithë zonën, arriti që ta gjente në zonën e Agios dhe në dëshminë e saj, shqiptarja ka deklaruar se 47-vjeçari e mbajti peng për dy ditë në një kasolle në Lefkimi dhe e dhunoi pa pushim, ndërkohë ajo i është nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore për të vërtetuar pretendimet e saj.
LEXO: Rikthehet “Dragoi i Lefkimit”: Greku famëkeq rrëmbeu e përdhunoi 34-vjeçaren shqiptare
U desh një operacion shpëtimi nga EMAK për të arrestuar grekun, pasi 47-vjeçari nga vrapimi për t’i shpëtuar policisë ra në një grykëderdhje në thellësi prej 200 metrash dhe për rrjedhojë pësoi lëndime të shumta.
Disa orë më vonë ai u transportua në paraburgim në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit, raporton Shqiptarja.com.
Autori i dyshuar gjatë gjetjes dhe arrestimit ishte plotësisht i vetëdijshëm, ndërsa thuhet se ka goditur rëndë gjymtyrët dhe belin e tij.
Ambulanca u shoqërua nga një forcë e madhe policie, ndërsa operacioni policor që ishte ngritur përgjatë 14 ditëve të nevojshme për ta lokalizuar dhe arrestuar ishte i madh.
Por, kush është ‘Dragoi i Lefkimit’
Në 2010, greku do kthehej në makthin më të keq për gjashtë turiste britanike, të cilat nën kërcënimin e një thikë, i rrëmbyeu dhe i përdhunoi në një pyll.
Në kohën kur ndodhi ngjajrja, ai sapo ishte liruar nga burgu pasi ishte dënuar për të njëjtën vepër penale, të kryer mes viteve 1997 dhe 2005.
Dimitris Aspiotis u dënua me 57 vite burg, por u la i lirë në vjeshtën e vitit 2018, pasi kishte vuajtur vetëm një pjesë të dënimit të tij.
Ai u bë i njohur për opinion publik, pas denoncimit të mjekes së British Airways, Kaylene Morgan, e cila tregoi në një emision se 47-vjeçari e kishte pyetur se “sa është ora?” dhe në momentin kur ajo i ishte kthyer që t’i përgjigjej ai e kishte goditur në kokë.
Më pas e tërhoqi zvarrë në pyll dhe pasi i mori telefonin, e lidhi me litar dhe e përdhunoi disa herë, por fatmirësisht mjekja arriti që të shpëtonte dhe të denonconte rastin në Polici.