Skip to content
Të Gjitha

Detaje të reja nga plagosja në Kavajë: Shkak i sherrit u bë një vajzë

· 1 min lexim

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kavajë, rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, për motive ende të paqarta.

I plagosuri është Marjus Xhafa, teksa Policia bën me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi një 27-vjeçar, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysëm ndjekje dhe kërkimesh është vënë në pranga.

Sipas Dosja.al, emri i autorit është Viskon Hysi, personi në fotot e mëposhtme:

Viskont Hysi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 29-vjeçari, pas debatit për një vajzë, por ende nuk dihen saktësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë nëna e Xhafës ka deklaruar se djali kishte dalë për t’u qethur dhe ishte gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes dhe se i biri nuk ishte objektiv i sulmit dhe se nuk kishte konflikte me njeri.

LEXO: Identifikohet i riu që u plagos në Kavajë, nëna: Djali iku tek berberi, është gjendur rastësisht në ngjarje