Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku tregoi dokumentin me 14 pika që ia ka dërguar Edi Ramës, opozitës dhe të gjithë ambasadorëve.
Meta mohoi se të kishte lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila hodhi akuza për sabotim të Reformës në Drejtësi dhe shtoi se lojërat me maska i bëjnë aktorët politikë, ndërsa ai luan pa maska dhe është Kreu i Shtetit.
LEXO: Meta: Kanë ndodhur gjëra shokuese, kam bërë çdo gjë që të kishim një klimë positive
Së fundmi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, është shprehur se e ka marrë platformën me 14 pika të dërguar nga presidenti Ilir Meta.
Në një deklaratë për mediat, Ambasada konfirmoi se e ka marrë platformën me 14 pika që në datën 8 prill.
Kjo deklaratë e Ambasadës së SHBA-ve na lë ende të pasqaruar se për cilën marrëveshje të fshehtë e ka fjalën pas deklaratës se dikush ka ‘futur duar’ në Reformën në Drejtësi.