Prej disa ditësh, qyteti i Fierit u shpall zonë e gjelbër nga kryeministri Rama, ndaj edhe masat kufizuese ishin më të pakta në këtë qytet.
Por në 24 orët e fundit, kanë rezultuar dy persona të infektuar në Fier.
Dy personat e infektuar janë një çift, të dy rreth moshës 60 vjeç.
Mësohet se dy rastet e reja janë kontakte të farmacistit të infektuar në këtë zone.
Në familjen e tyre janë edhe dy djem, 22 dhe 25 vjeç, të cilët kanë rezultuar negativë.
Kujtojmë se sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi 12 raste të reja, duke e çuar numrin e personave të infektuar në vend në 981, 31 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.