Një video e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në “Facebook” ka bërë xhiron e rrjetit.
Në këtë video shfaqen një grup policësh në Gramsh, të cilët ja kanë marrë këngëve e valleve popullore, ndërkohë që kanë qenë në një operacion për ndalimin e kultivimit të kanabisit.
Njëri prej tyre shihet edhe me një shishe alkool në dorë, kurse njëri nga efektivët i filmon me celularin e tij kolegët të cilët këndojnë këngë e valle popullore.
Së fundmi, Dosja.al shkruan se shefi i rendit në Gramsh dhe 5 efektivë policie janë pezulluar nga detyra pasi videoja e tyre u bë virale.
https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1600917516735816/